Dy ish-punonjës policie, janë mes personave të akuzuar se janë të përfshirë në trafikun e drogës, pas një operacioni dypalësh italo-shqiptar.
Ata rezultojnë të jenë ish-truprojat e Saimir Tahirit dhe kaq u desh për mediat, që të rikthenin edhe njëherë telenovelën Tahiri, me serinë e radhës.
A thua se Tahiri mban përgjegjësi për gjithë punonjësit e Policisë që ka pasur nën varësi kur ka qenë ministër i Brendshëm.
Por ndërkohë që portalet u përmbytën nga lajmet me Tahirin, edhe pse ai personalisht nuk ka lidhje me këtë çështje, nga Amerika erdhi një tjetër lajm.
Shkëlzen Berisha ka humbur betejën e radhës me drejtësinë amerikane, të cilës i kërkon që të mos e konsiderojnë si përgjegjës për vdekjet e Gërdecit.
Por, ndërsa për Tahirin s’mbeti media pa shkruajtur, për Shkëlzenin, që është përgjegjës për vdekjen e 28 personave në Gërdec, jo për trafik hashashi, si zakonisht, mediat e mbyllën gojën.
S’patën kurajon as sa vetë portali i Zenit, që të paktën e botoi si lajm, po duke i bërë interpretimet e veta, sikur drejtësia amerikane është e ndarë rreth çështjes së tij.
Dhe thonë pastaj, se median këtu e kontrollon Rama!
Këta kanë frikë dhe nga Zeni, imagjinoni se çfarë bëjnë nga babai i tij pastaj.
(TemA)