Ekstradimi i Haxhisë, Hoxha: “Po vjen Izeti..”
Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm në emisionin “JAVA”, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se “Ekstradimi i Izet Haxhisë, mund të hedhë dritë mbi shumë ngjarje të pazbuluara nga viti 1994-1997.
Flasim për 152 vrasje të pazbuluara në Tropojë duke filluar nga shefa komisariatesh, drejtues të SHISH, drejtues të organeve vendore etj” e deri dhe ish-qeveritar të lartë.
Hoxha thekson se ekstradimi i tij është i vonuar dhe se askush nuk e priste një gjë të tillë, përfshi këtu dhe vet Izet Haxhinë i cili është shprehur i habitur.
Izet Haxhia është larguar nga Shqipëria drejt Turqisë në vitin 1999 fill pas mbarimit të luftës së Kosovës. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Sapo demokratët erdhën në pushtet në vitin 2005 ai u arrestua në Turqi dhe pati një kërkesë nga pala shqiptare për ekstradimin e tij, kërkesë e cila u miratua vetëm tani.