Opozita shqiptare është kujtuar për votën e Shqipërisë në OKB pas një harku kohor ku kjo çështje është rehabilituar.
PD kërkon që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit dhe qëndrimi ynë të mos jetë krah vendeve të Bashkimit Europian por krah presidentit Donald Trump.
Deputeti Edi Paloka ka zbuluar se opozita ka gati një projekt-politik për Jerusalemin.
Paloka në mbledhjen e komisionit të jashtëm, gjatë një dëgjese me ministrin Bushati, bëri me dije se opozita ka përgatitur një projekt rezolutë për ta votuar në Kuvend, ku vota e Shqipërisë nga “Jo” kalon në “Po”, pra pro Administratës Trump për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit
“Ne kemi një qëndrim tashmë politik për votën e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara në OKB”, tha Paloka.
Siç dihet, sqarimi qeveritar për votën në OKB, ka qenë ai sipas së cilit ka një pakt politik që Shqipëria të votojë në sinkron me BE-në dhe në rastin konkret, kundër Jerusalemit ishin thuajse të gjitha vendet e BE-së. (TemA)