Partizani do të sfidojë nesër në raundin e dytë të Conference League zviceranët e Basel, një kundërshtar me koeficient të lartë vështirësie për të kuqtë, që megjithatë nuk duan të heqin dorë nga ëndërra.
Pasi eleminuan Sfintul Gheorghe, kryeqytetasit duan të masin forcat me gjigantët zviceranë e në konferencën për shtyp tekniku Ilir Daja e bën të qartë se ka ardhur në Zvicër për të tentuar befasinë: “Basel është një nga ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zviceran.
Kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve. Kampionati zviceran është më i fortë se i yni dhe Bazel e ka mbyllur sezonin e shkuar në vendin e dytë.
Do të thoja që Bazel ka patur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen në raport me ne që pas kualifikimit të merituar ndaj Sfintul kemi patur vetëm tre ditë në dispozicion. E respektojmë Bazel, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koeficientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje”.
Të kuqtë do të kenë problemin e mungesës së Mustës, i dëmtuar, gjë që i krijon jo pak vështirësi Dajës për formacionin, duke qenë i zbuluar në atë pozicion: “Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion.
Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme” theksoi Daja.
Të kuqtë do të kenë problemin e mungesës së Mustës, i dëmtuar, gjë që i krijon jo pak vështirësi Dajës për formacionin, duke qenë i zbuluar në atë pozicion: “Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen. Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme” theksoi Daja.