Armando Broja ka pasur minuta në këmbë gjatë kësaj kohe te Chelsea, ndryshe nga periudha me Tuchel. Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk po e sheh veten si titullar edhe për shkakun e mungesës së golave të shënuara apo asist të dhënë. Por periudha e Botërorit mund të shfrytëzohet për rilindjen e këtij sulmuesi.
Te Chelsea kanë planifikuar që në periudhën e Botërorit, lojtarët që nuk janë në këtë kompeticion do të shkojnë në Abu Dhabi. Londinezët kanë organizuar atje një kamp stërvitor ku nuk do të mungojnë edhe miqësoret, ndërsa Potter do t’i transmetojë idetë më mirë në skuadër.
Kështu Armando Broja dhe Aubameyang do të nisin në Abu Dhabi për t’u njohur më mirë me trajnerin e tyre. Shumë ekipeve të Premier League kanë zgjedhur të njëjtin vend për t’u ngrohur gjatë Botërorit me lojtarët që nuk janë pjesë e këti kompeticioni pasi pozicioni gjeografik me Katarin i lejon ata futbollistë që eleminohen para kohe, të shkojnë dhe t’i bashkangjiten pjesës tjetër të skuadrës.