Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të vendosur për të goditur me themel krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Ata kanë futur në shinat e zbatimit Reformën në Drejtësi dhe muajt në vijim pritet të marrë goditjen finale sistemi i kalbur i drejtësisë shqiptare dhe banda e korruptuar politike. Pamfleti.net ka mësuar se SHBA dhe BE kanë futur në ‘kthetra’ dosjen e një prej ‘bajlozëve’ më të mëdhenj të sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për gjyqtarin Alaudin Malaj, i cili është një prej gjyqtarëve më të pasur në vend, pasi zotëron një pasuri mbi 1.7 milionë euro. Dosja e tij milionëshe tashmë është në duart e ndërkombëtarëve dhe shumë shpejt pritet t’i jepet goditja e madhe ‘bajlozit’ milioner, duke dridhur kështu themelet e drejtësisë së kalbur nga korrupsioni e krimi.
Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit milioner Alaudin Malaj
Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 15 vjet më vonë, familja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë mbi 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi. Nga një analizë e pasurisë së tij e bërë pak vite më parë (2014), duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.
Hetimi administrativ ka zbuluar se Alaudin Malaj dhe bashkëshortja e tij, Edlira, kanë përfituar 46 milionë lekë (368 mijë USD) dhe dy apartamente nga prindërit e gjyqtarit. Ndërkohë, bashkëshortja e gjyqtarit rezulton të ketë qenë aksionere ose administratore në dy kompani ndërtimi të themeluara nga prindërit e tij dhe sot zotëron një kompani farmaceutike në Kosovë. ILDKP pretendon se përgjatë 11 viteve, Malaj ka bërë 24 deklarime të rreme për të mbuluar burimin e paqartë të pasurisë së tij.
Sipas deklaratës së pasurisë, Malaj zotëronte një apartament 106 m2 në Tiranë para vitit 2003, të blerë për 7.8 milionë lekë me paratë e një shtëpie të shitur në Vlorë, me kursimet e tij dhe të bashkëshortes, si dhe një hua prej 2 850 000 lekësh nga prindërit. Në deklaratën e vitit 2010, Malaj ka deklaruar se kishte blerë një shtëpi 1-katëshe në një kompleks turistik në Golem për 35 mijë USD, banesë në proces legalizimi. / Pamfleti