Struktura e Posaçme kundër K.rimit të Organizuar dhe K.orrupsionit ka filluar të lëvizë. Edhe pse janë të shumtë politikanët që nuk e duan dhe po e sulmojnë, SPAK po jep sinjale se po piqet terreni për të shkuar dhe te funksionarët e lartë. Bashkimi Europian e ka vënë kusht këtë gjë, ndërkohë SHBA po punon fort që të shkohet te a.rrestimet e bujshme.
Sipas të dhënave të marra nga prokuroria, që kur ka nisur punë SPAK, pra që në janar e deri në fund të korrikut janë regjistruar rreth 250 dosje (p.adi e procedime) të reja. Në total janë mbi 400 procedime, por këtu përfshihen dhe ato të ardhura nga K.rimet e Rënda dhe nga rrethet. 250 janë dosje të reja.
Rasti më i freskët ishte i drejtorit të një televizioni në vend. Pro mësohet se ka dhe raste të tjera të tillë që nuk i di askush dhe në to përfshihen emra të njohur. Ndërkohë burime bënë me dije se janë në proces verifikimi 5 p.adi për 5 ministra aktualë të qeverisë. Prokurorët janë duke shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga PD për tenderat që dhanë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes gjatë pandemisë. Të paditura janë ministret Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka.
Po ashtu në proces verifikimi është dhe padia e presidentit Ilir Meta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, paditur për sh.përdorim detyre. Një tjetër p.adi është ajo e artistëve për ministren e Kulturës, Elva Margariti. Edhe kjo p.adi është në fazë verifikimi. P.adia më fundit është ajo e opozitës parlamentare ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për uniformat në polici e ushtri. Ajo sapo është regjistruar nga SPAK.
Pra kemi 5 ministra që janë në dorë të SPAK dhe po verifikohen për a.buzime me tenderat. Ndërkohë mësohet se janë po në proces verifikimi një kryetar bashkie dhe disa ish-kryetarë bashkie. Bëhet fjalë për dy ish-kryetarë bashkie të LSI. Po ashtu në skaner janë dhjetra gjyqtarë e prokurorë. Por mësohet se ka dhe shumë h.etime të befta të ardhura nga policia, Drejtoria e P.astrimit të Parave apo Inspektorati i Lartë i deklarimit të P.astrimit të Parave.
P.resioni ndërkombëtar
SPAK mund të cilësohet si qershia mbi tortë e reformës në drejtësi. Vërtet vetingu ishte diçka e re, por SPAK u ngrit me qëllim që t’i japë fund k.orrupsionit në nivel politik. SHBA e ka bërë disa herë të qartë se duhet të nisë n.dëshkimi i k.orrupsionit. Brukseli nga ana e tij e ka vënë kusht një gjë të tillë.
Në dhjetor parashikohet të mbahet mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e negociatave dhe një kusht që duhet të realizohet është pikërisht ai i goditjeve të bujshme. Pra vjeshta është periudha kur pritet që SPAK të japë sinjale akoma dhe më të forta në luftën ndaj k.orrupsionit. Nga ana tjetër, mësohet se SHBA e BE kanë në monitorim procesin.
Në SPAK është ngritur një grup me 4 përfaqësues të SHBA-BE që po merren me ngritjen e BKH. Ndërsa nga ana tjetër ekspertët e Pameca, ICITAP dhe OPDAT po punojnë me trajnime për të goditur k.orrupsionin. Pak ditë më parë u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të H.etimit dhe pritet që në vjeshtë të jetë mbyllur dhe faza e përzgjedhjes së h.etuesve. Pra në vjeshtë terreni do jetë gati.
SPAK po jep nga dita në ditë sinjale se po lëviz. Nisja e h.etimeve ndaj të ngelurve në veting, zgjodhi kryetaren e BKH, çoi për gjykim ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa ka zbritur dhe te pronarët e mediave.