Pas vendimit që morri SHBA për ndalimin e hyrjes së Adriatik Llallës në territorin e Amerikan, kjo çështje ka prekur edhe familjarët e tij.
Fëmijët e -ish Kryeprokurorit janë personazeh “V.I.P” në rrjetet, dhe kjo , jo për ndonjë aftësi të spikatur, por për jetën luksoze që kanë bërë gjatë kohës që i ati i tyre ishte kryeprokuror.
Mediat kanë raportuar herë-pas here jetën luksoze të Enit (vajza) dhe Adit (djalit), por ata kësaj rradhe nuk janë treguar dhe aq “Kapriçoz”, madje kanë nxituar dhe kanë marrë kanë ndermarë një veprim të sinkronizuar.
Të dy bashkë, i kanë fshirë fotot e shumta, nga profilet e tyre në “Instagram”.
Pas Enit, kete veprim duket se e bëri menjëherë edhe Adi, vetëm 16 vjeç por me pasion e dëshirë per makinat superluksoze e tmerrësisht të shtrenjta, motorrat e ujit, skafe, jahte e helikoptera, alkoolin dhe shoopingun per veshjet superluksoze me çmime marramendase neper qendrat me luksoze tregetare te europes apo dyqanet ekskluzive.
Megjithatë, duket se Adi prapë nuk zë mend. Edhe pse është detyruar siç duket të fshi fotot, ka lënë një të vetme, atë të makinës “Rolls Royce”, që çdokush do e kishte të vështire ta fshinte…