Vetëm pak minuta pasi u bë publik lajmi, se ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe familjes së tij, i është ndaluar hyrja në SHBA, ka reaguar vetë Dako.
Në një prononcim për mediat Dako është shprehur se nuk ka dijeni për këtë lajm: “Nuk kam asnjë koment, nuk di gjë për vendimin”, tha ish-kryebashkiaku socialist.
Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.
Ky vendim erdhi pas informacioneve se zyrtari shqiptar është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
Dako, është zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.