SHBA-ja ka braktisur rolin e saj të mbrojtësit të të drejtave të njeriut, theksoi ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i cili denoncoi indiferencën për abuzimet e kryera në vend dhe në botë.
“SHBA-ja ka humbur tashmë vendin e parë për mbrojtjen e popujve dhe të të drejtave të tyre”, deklaroi sot ish-presidenti demokrat (1976-80) gjatë një fjalimi për të drejtat e njeriut në Atlanta.
“Nëse ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin aktual të indiferencës për shkeljen e të drejtave të njeriut, ne do të inkurajojmë një rritje të këtyre abuzimeve akoma më shpejt se këto vitet e fundit”, shtoi ai.
Administrata e presidentit aktual, Donald Trump, i cili e kishte përqendruar fushatën e tij në luftën kundër imigracionit të paligjshëm, është akuzuar për shkelje të të drejtave themelore të familjeve të imigrantëve të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit meksikan duke ndarë fëmijët nga prindërit e tyre