Ambasada e SHBA ka njoftuar ditën e sotme se ka zhvilluar një takim me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco. Në këtë takim si përfaqësues të ambasadës ishin I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe zyrtarë të Ambasadës.
Për më tepër lexoni njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë:
Takime të shkëlqyera biznesi këtë javë! I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe zyrtarë të Ambasadës, u takuan me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco, për ta falënderuar për përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e biznesit SHBA-Shqipëri, takuan drejtuesë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të diskutuar mbi 200 milionë dollarë investime të tyre në Shqipëri, si dhe me zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme CWP për të diskutuar planet e tyre emocionuese për një projekt të madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë. U takuam gjithashtu me investitorë amerikanë nga Adriatic Resorts për të diskutuar planet e tyre për një projekt rizhvillimi urban me vlerë 200 milionë dollarë në Tiranë. Bizneset amerikane mund të jenë kontribues madhor në zhvillimin e Shqipërisë.
👉 Gjeni profilin e tyre këtu: https://www.linkedin.com/company/cwp-global/
🇺🇸 Great business meetings this week! Chargé d’Affaires David Wisner and Embassy staff met with outgoing AmCham President Enio Jaco to thank him for his efforts to boost U.S.-Albania business ties, met with Albanian-American Development Foundation leadership to discuss its over $200 million of investments in Albania, and met with U.S. renewable energy company CWP officials to discuss their exciting plans for a major wind and solar project in northern Albania. We also met with U.S. investors from Adriatic Resorts to discuss their plans for a $200 million urban redevelopment project in Tirana. American business can be major contributors to Albania’s development.
👉 Find their profile here: https://www.linkedin.com/company/cwp-global/