Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho dyshohet se është infektuar me koronavirus. Ajo është shtruar paraditen e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po trajtohet me oksigjen.
Braho ka qenë në terren për inspektime për zbatimin e rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit.