“Donald Lu, një Amerikan i Shqetësuar”, është kjo tema që emisioni Top Story po transmeton sonte në Top Channel. Ky dokumentar është bazuar mbi bilancin tre vjeçar të Donald Lu-së në Shqipëri, përplasja e tij me politikën, drejtësinë dhe botën e krimit.
Në një intervistë për Top Story, Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk lë pa vënë theksin tek rëndësia e Donald Lu-së që pati në këtë çështje.
“Deri më sot nuk kemi pasur as peshk, as ngjalë as gaforre. Asgjë deti. Më vjen shumë keq për ambasadorin, por ky është realiteti”, – Tha Z. Shehi.
Ndërsa ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se kjo Reformë, gjatë kësaj periudhe, u nis me shumë zell dhe përfundoi rëndshëm.
“Reforma e trompetuar me kaq zell përfundon në degjenerim total”, tha Z. Manjani.
I intervistuar për këtë çështje, nga Top Story ishte dhe analisti Andi Bejtja cili tha që kjo Reformë u shfrytëzua për propagandë.
“Ajo që unë kam dashur është që kjo Reformë të bëhej në bazë të disa standardeve dhe kritereve europiane dhe të mos kthehej në një reformë gjueti shtrigash. Se po ta vëmë re, e gjithë kjo reformë u shfrytëzua për propagandë”,- tha Bejtja.