Përmes një njoftimi zyrtar, IKMT bën me dije se numri i objekteve të prishura në ‘Astir’ ka shkuar në 41.
Sipas IKMT, aksioni sot ka nisur në orën 6 të mëngjesit dhe janë prishur 5 objekte me shpërthim të kontrolluar.
Kujtojmë që shembja e këtyre banesave po realizohet në kuadër të ndërtimit të ‘Lotit 1’ të projektit të ‘Unazës së Re’.
‘Ne nje aksion qe nisi sot prej ores 6 te mengjesit, IKMT ka prishur 5 objekte ne zonen e Astirit ne gjurmen e Unazes se Madhe. Objektet ishin te madhesise nje kateshe (1), dy kateshe (3) dhe kater katesh (1). Nderkohe nje objekt 6 katesh do te prishet neser me shperthim te kontrolluar. Se bashku me 35 objektet e prishura ne aksionet e meparshme, shkon ne 41 numri i tyre, persa i takon Lotit I…’, thuhet në njoftim.