Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë një koncerti të grupit muzikor Backstreet Boys.
14 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shembjes së një pjese të skenës, ku pritej të mbahej koncerti në Thackersville, të Oklahoma (SHBA).
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës, për shkak të erërave të furishme me shpejtësi 130 km në orë.
Kjo bëri që struktura të rrëzohet duke dëmtuar një pjesë të fansave të grupit.
Mësohet të dëmtuarit u dërguan në spital për marrjen e mjekimit të nevojshëm, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.