Prokuroria duhet të nisë menjëherë procedimin për hetimin e kasetës audio të publikiar nga Partia Demokratike për të verfikuar autenticitetin e saj dhe për të zbardhur të vërtetën.
Audio dhe përgjimi i metejshëm duhet të hetohen me detaje duke i bërë të qarta për publikun nëse jemi para një iskenimi apo veprimtarie reale.
Nxitja e hetimit është e vetmja rrugë për të zbardhur të vërtetën dhe për të lënë mënjanë politikat e shantazhit.
Ministri i Brendshëm i cili ka rezultatet më të mira në betejën kundër krimit dhe lëndëve narkotike, nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në një kohë që ende s’është e qartë dhe shantazhimi i tij dëmton integritetin e policisë.
Për këtë arsye, vetëm hetimi i shpejtë dhe zbardhja e së vërtetës është zgjidhja më e shëndoshë./TemA