Partia e drejtuar për herë të parë në një proces elektoral nga Monika Kryemadhi, u fut në zgjedhje me pretendime të mëdha, ndërsa vetë Kryemadhi deklaronte nëpër studio televizive se minimumi i deputetëve që do marrë LSI-ja është jo më pak se 40 mandate.
Për më tepër, në një studio televizive, ndërsa është pyetur se nëse LSI-ja do merrte 19 mandate, pra po aq sa kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2019, çfarë do përbënte kjo për zonjën Kryemadhi dhe për LSI-në, ajo është përgjigjur se: “Është dështim dhe do jap dorëheqjen”.
Por çfarë ndodhi?
Në fakt Kryemadhi dhe ekipi i saj dështuan, dhe LSI shënoi rezultatin më të ulët.
Në të gjitha qarqet LSI shfaqet e fundosur. Kutitë e votimit nxorën zbuluar dështimin e kësaj force politike në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet e vitit 2021 LSI-ja mori 107,536 vota ose 6.81 për qind. Nga diferenca e shifrave midis këtyre dy zgjedhjeve, rezulton se LSI-së i kanë ikur 118,365 zgjedhës ose 52.4 për qind e atyre që kishte përpara 4 viteve.
Nga 19 mandate që mori në vitin 2017, në vitin 2021 LSI mori vetëm 4 mandate.
Por, përtej një dështimi spektakolar në zgjedhjet e 25 prillit, dështakët e Monës nuk kanë nguruar të mblidhen të festojnë “fitoren” në Jalë.
Disa prej dështakëve të Monës, si Ardit Çela, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi së bashku me “djaloshin” me 362 vota, Petrit Vasili, një ditë më parë u mblodhën në Jalë, ku festuan, për dështimin e tyre.
Por, le ti marrim me radhë.
Petrit Vasili do të mbahet mend në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, si deputeti që do mbajë karrigen me vetëm 362 vota. Për më tepër Vasili mori mandatin e deputetit, duke “djegur” një ndër të rinjtë e LSI-së.
Pra, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe pse pretendon se forca politike që drejton është “partia e të rinjve”, “dogji” Kejdi Mehmetajn, për të futur në parlament “djaloshin” Petrit Vasili, me vetëm 362 vota.
Ardit Çela, u zgjodh nga Kryemadhi si drejtues politik i qarkut të Beratit, por në këtë qark LSI mori vetëm 11% të votave.
Endrit Brahimllari, “djali” i Monika Kryemadhi, shënoi një tjetër dështim spektakolar në Korçë.
Në qarkun e Korçës blerësit dhe hajdutët më të mëdhenj ishin të LSI, por nuk munden të mernin as mandat.
Brahimllari kandidoi dhe humbi turpshëm, duke marrë rreth dy mijë vota, në një qark ku ka rreth 130 mijë votues.
Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tentoi të promovojë fuqishëm Floida Kërpaçin.Por, kjo e fundit nuk mundi të marrë mandat deputeti. Në qarkun e Tiranës, LSI mori vetëm dy mandate.(CNA.al)