E ftuar në studion e ERTV, Zv.Kryeministrja Senida Mesi ka folur për procesin e thjeshtëzimit të procedurave burokratike për marrjen e shërbimeve publike nga qytetarët dhe sipërmarrësit në zyrat e shtetit.
Sipas Mesit, reforma lindi si një kërkesë nga vetë qytetarët dhe prek plot 1300 shërbime që u kërkonin shqiptarëve rreth 6800 dokumenta për të marrë këto shërbime.
Një pjesë e madhe e dokumentave fizike që kërkoheshin në dyert e shtetit tashmë sigurohen online përmes ortalit E-Albania.
Zv.Kryeministrja shpjegoi se si do të sigurohet marrja e shërbimeve online për qytetarët që nuk kanë akses në internet apo në portalin E-Albania:
“Po bashkëpunojmë me postën shqiptare e cila ka networkun më të madh në gjithë Shqipërinë me mbi 300 zyra të cilat janë shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë, edhe në ato zona të thella ku nuk ka asnjë zyrë tjetër. Jemi duke trajnuar personelin e zyrës së postës për të aksesuar portalin e-albania dhe vetë personeli do të ofrojë ato shërbime. Janë mbi 500 shërbime që ofrohen në E-Albania”- deklaroi Mesi.