Avokati Henrik Ligori është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës së tij. Ai tha se Ahmetaj është larguar para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij.
Artan Hoxha duke shfrytëzuar deklaratën e avokatit si mjeshtër rrenash ka publikuar një foto të Ahmetajt duke festuar me disa persona në një lokal. Nuk është e verifikuar nëse kjo foto është shkrepur së fundmi.
“Nga sot, pak më shumë respekt për “çunat e Londrës”. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, u ka dhënë strehë mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptareve ilegale që shkojnë me gomone, nuk po i gjetka një konak ish-numrit 2 të qeverisë shqiptare…”-shkruan “gjithologu” Artan Hoxha.
Në fakt kjo foto është shkrepur në Tiranë shumë vite përpara në një lokal pranë ish stadiumit Qemal stafa por Sherloku nga Skrapari que deliron me dijet dhe zbulimet e tij e shet si foton e ditës. /Ekskluzive.al