Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (2 tetor) në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Mësohet se një prej personave të përfshirë në ngjarje, e cila ka nisur për motive të dobëta, është edhe një punonjës policie, i forcave “Shqiponja”.
Ky i fundit, sipas burimeve, gjatë debatit, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar
Nga të shtënat nuk janë regjistruar të lënduar, ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.