Ka gati dy vite që politika e ditës po çirret për shitblerje votash në Dibër.
Por Reme Lala, deputete që konkurroi nën siglën e PDIU, parti në opozitë me moxhorancën, duket se i ka “sfiduar” të gjithë.
Menjëherë pasi mori mandatin, ajo kaloi në radhët e maxhorancës.
Deputete prej dy vitesh, sa herë që shkon në Kuvend, ajo tregon se është e apasionuar edhe pas veshjes, madje pas luksit.
Vetëm çantat që ajo ka ndërruar gjatë muajve të fundit, siç shihet edhe në foto-galeri, kushtojnë aq sa një “njeri i zakonshëm”, term me të cilën kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, mund të fitojë ndoshta për 10 vite punë.
“Panoramaplus” e ka fotografuar në seancën e fundit deputeten e lindur më 1995, e cila normalisht duhet të ishte në vitin e parë të punës si mijëra moshatarë të saj, studentë të tjerë që kanë pasur fatin të gjejnë një të tillë pas studimeve, me një çantë të markës “Chanel”. Kjo çantë në internet sipas kësaj të përditshme e ka çmimin 5.600 dollarë.
Ndërkohë, politika ndoshta deri në zgjedhjet e tjera do të vijojë debatet e saj të “nxehta” dhe të ashpra, për blerje apo shitje votash në Dibër.