Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, nuk ka bërë asnjë dalje publike që pas largimit nga posti i tij.
Megjithatë ai është fotografuar teksa po pinte kafe në një prej lokalet tek Kullat Binjake në kryeqytet.
Në momentin që ai është fotografuar, është shfaqur i vetëm dhe pa praninë e truprojës. Llalla shihet duke komunikuar në telefon brenda në lokal.
Llala u zëvendësua nga Arta Marku, e cila u zgjodh kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme më 18 dhjetor.