Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e djeshme ne emisionin ‘Top Show’ ka zbuluar detaje të rënda për vrasjen e Kostandino Kacifasit.
Teksa ishin duke folur për homazhet, Artan Hoxha u shpreh se pas thirrjes kundër shqiptarëve, Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për nënën e Kacifasit.
“Mamaja e Kacifasit po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës. Edhe kryetari i Omonias qe pengoi gazetarët dhe i quajti turq”, tha Artan Hoxha, në emisionin “Top Shoë”, u shpreh Hoxha.
Të shtunën në Bularat u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të vdekjes së Kacifasit. Familjarët nuk lejuan gazetarët shqiptarë në varreza, dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit bëri thirrje për luftë, dhe të gjithë të rrëmbenin armët.
Policia blindoi të gjithë fshatin, dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.
“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, është shprehur ajo.