Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku rezulton se Norvegjia dhe Shqipëria prodhuan më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme krahasuar kjo me sasinë totale të energjisë që ata konsumuan në vitin 2023, duke çuar kështu në një përqindje më të lartë se 100%.
Në Shqipëri, prodhimi neto i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 Gëh nga mbi 7 mijë GËh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues Fotovoltaikë .
Direktiva e BE-së për promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme ka rishikuar në rritje objektivin e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030 nga 32% në 42.5% me synimin për ta çuar atë në 45%. Në raport theksohet se vendet e BE-së duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur objektivin e ri të BE-së për vitin 2030, i cili kërkon rritjen e pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë finale të BE-së me pothuajse 20%.
Ndër vendet e BE-së, me më shumë se 75% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2023 që është prodhuar nga burime të rinovueshme janë në Austria 87.8%, Suedi 87.5% dhe Danimarkë. Konsumi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë në Portugali Kroaci ,Spanjë Letoni dhe Finlandë duke përbërë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar. Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte më pak se 20% në Maltë ,Çeki ,Luksemburg dhe Hungari .
Bashkimi arriti një pjesë prej 24.5% të konsumit të saj bruto të energjisë përfundimtare nga burimet e rinovueshme në 2023, rreth 1.5 pikë përqindjeje më e lartë se në 2022 dhe pothuajse 3 herë më e lartë se në 2004 (9.6%).