Sali Berisha nga Shkodra i veshur me antiplumb dhe me shenja tmerri dhe devijimi psiqik, (mospërqendrimi në ato që thotë), nuk u largua nga mbledhja e Lulit në Shkodër pa bërë thirrje për revoltë popullor…me çdo çmim, pra edhe duke u futur në luftë civile mes nesh, që të shpëtojnë keta kriminel, e reforma në drejtësi të kthehet ne reformën Sali.
Natyrisht Saliu ka vite që flet përçartë, por kohët e fundit duket se është rëndë. Tu drejtohesh qytetarëve që ta rrëzojnë qeverinë me çdo çmim që të shpëtojnë lëkurën disa palaço, që nuk po gjejnë vrimë ku të futen, natyrisht qe je rëndë mendrisht dhe nuk e kupton se po flet me njerëz dhe jo me kafshë, që i ke zbutur ti dhe i ushqen, për t’i ndërsyer sa herë të rrezikohet bytha.
Ja thirrja e të rrëshkiturit i cili parnojen e tij i’ua adreson si semundje te tjerëve:
“Ai është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqinj se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Mund të sillje në atë mënyrë. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon. Pse kryeministri flet në telefon me to?Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfarros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë.”/Ekskluzive.al