Duke përfituar nga situata e pazakontë që ndodhen vendet, Xhandarmëria e Oise në Francë njoftoi se një person u a.rrestua të martën pasi kishte vënë në shitje permes internetit materiale të skaduara mbrojtëse kundër koronavirusit, si maska dhe xhel.
Lajmin e bëjnë me dije mediat franceze, të cilat raportojnë se operacioni është drejtuar nga xhandarët e Oise, ku është shënuar numri më i madh i rasteve të kontaminimit të koronavirusit zbuloi 9,400 maska, 3.300 doreza, 80 shishe me 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shishe me 500 ml xhel hidroalkoolik, të skaduara, të shitura në faqen Le Bon Coin.
Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës së grupit të xhandarmërisë në Somme. Personi 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në a.rrest policie me udhëzimin e prokurorisë Beauvais.
Kujtojme se vetem nje dite me pare, Partia Demokratike denoncoi shpërndarjen nga qeveria te 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetësor. Pas kesaj, reagoi ashper kryeministri Rama, e me pas edhe ministrja e Shendetesise, Manastirliu.