Avokati Idajet Beqiri deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se ish-ministri i Financave, Ridvan Bode duhet të mbajë përgjegjësi për arsye se ka lejuar privatizimin.
“Ministri i Financave nuk duhet ta lejonte kurrën e kurrës që të ndodhte një gjë e tillë. Po kush është më e rënda dhe që shqiptarët kanë të drejtë të revoltohen dhe revolta e tyre është e ligjshme? Për një vit nga këto 4 hidrocentrale turku merr kot 10 milionë euro fitim në një vit.
Në vend që këto 10 milionë euro, janë fitim i pastër, pse do t’i marrë ai, për çfarë arsye do t’i marrë? Çfarë shpenzimi bëri ai dhe çfarë harxhoi ai që t’i marrë këto 10 milionë euro përveçse e bleu në mënyrë korruptive dhe shitja iu bë në mënyrë korruptive?” – u shpreh Beqiri.
Sipas tij paratë duhet të shkojnë në xhepat e shqiptarëve dhe te buxheti i tyre.