Një bandë e madhe shqiptaro-marokene është shkatërruar nga policia italiane.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga janë vënë 50 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, pjesë e bandës.
Ata merreshin me trafikun e drogës nga Maroku, por ishin edhe trafikantët dhe shfrytëzues të prostitutave, pasi kishin edhe një rrjet të gjerë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Aksioni u be paralelisht ne disa zona, ne Milano, Bologna e Lecco.
Nderkohe qe vetem ne Bologna u ekzekutuan 21 urdher arreste, zone ku dy pjese te forta te bandes, te perbere nga shqiptare e marokene kishin ne dore gjithe trafikun e doges, kryesisht kokaine e hashash nga Maroku, drejt Italise.