Armë dhe kokainë, 19 të arrestuar, 16 në burg dhe 3 në arrest shtëpie, është ky rezultati i operacioneve të policisë italiane mëngjesin e së mërkurës në Romë e Napoli.
Media italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit është dhe një emër i njohur për policinë, Arben Zogu.
Hetimet e policisë italiane zbuluan se bëhej fjalë për dy organizatat kriminale të dyja të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa njëra prej tyre ishte mafioze dhe drejtohej nga vëllezërit Salvatore e Xhenny Espozito, ndërsa kreu i grupit të dytë është Vincenzo Polito, i cili njihet për lidhjet e tij me mafian në Rexho Kalabria.
Nga hetimi doli sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, bastet dhe lojërat.
Njerëzit që menaxhonin biznesin e videopokerit përdornin tre shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.
Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëve hynte në veprim. Nga përgjimet dalin frazat “Oriali është një makinë lufte”.