• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shkencëtarja e korrupsionit: Ministrja e re Evis Sala i zgjat me 25 milionë euro koncesionin Spitalit Amerikan

October 28, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk ka ndërprerë koncesionet në sektorin e shëndetësisë, por po i zgjat ato në mënyrë të fshehtë, përmes manovrave burokratike që i servir si “domosdoshmëri mjekësore jetike”.

Shembulli më i fundit është ai i koncesionit të hemodializës me vlerë 120 milionë euro, dhënë Spitalit Amerikan me pronar Klodian Allajbeun, kontratë që përfundon më 10 shkurt 2026. Sipas ligjit, nga kjo datë shërbimi duhet të kthehet në spitalet publike të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit.

Por Rama, i lidhur ngushtë me këtë koncesion dhe me interesat financiare të Allajbeut, ka urdhëruar që shërbimi i hemodializës në këto pesë spitale të vazhdojë të kryhet nga Spitali Amerikan.

Këtë vendim e ka zbatuar Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila ka përgatitur një urdhër të brendshëm për zgjatjen e shërbimit edhe për pesë vite të tjera, deri në vitin 2031. Vlera totale e shtesës llogaritet 25 milionë euro, me pagesë nga buxheti i shtetit nga pesë milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë, qeveria e Edi Ramës e ka çuar faktikisht koncesionin e hemodializës në 15 vite, me një kosto të përgjithshme 150 milionë euro me TVSH.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se Evis Sala i ka dërguar ministres Petrit Malaj kërkesën zyrtare për të krijuar fondin shtesë prej 25 milionë eurosh për llogari të Spitalit Amerikan. Sipas të njëjtave burime, pagesat do të kryhen me urdhër verbal nga Rama, ndërsa dokumentacioni do të firmoset nga Salla dhe Malaj.
Kjo praktikë është e njëjtë me atë që përdorën ish-ministrat Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu për paketat e tjera të hemodializës, me kontrata të dhëna pa vendim qeverie, vetëm me urdhër ministror.

Në këtë rast, përfitues është përsëri Klodian Allajbeu, që ruan monopolin e plotë mbi shërbimin e dializës në pesë qytete kryesore të vendit.

Lidhjet mes tij dhe pushtetit janë të njohura: Evis Sala, aktualisht ministre e Shëndetësisë, është njëkohësisht rektore e “Western Balkans University”, institucion privat në pronësi të Spitalit Amerikan, ku merr 15 mijë euro pagë mujore.
Vetë Rama e Allajbeu janë bashkautorët e skemës së koncesionit të hemodializës, të miratuar që në vitin 2015.

Kujtojmë se më 18 qershor 2024, SPAK regjistroi çështjen penale për aferën e koncesionit të dializës, ndërsa më 24 shkurt 2025 BKH mori në pyetje pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeun.

Megjithatë, pavarësisht hetimeve në zhvillim, qeveria po vazhdon t’i derdhë miliona euro të tjera këtij grupi, në shkelje të çdo logjike ligjore dhe financiare. /Pamfleti

Next Post

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë perëndimore, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave

Provat e reja në SPAK? Monika Kryemadhi sulmon Dumanin: "Puç" ndaj familjes sime, me urdhër të Yuri Kim

Habit këshilltari i PD flet në emër të Rubios: Berisha mund të shkojë kur të dojë në SHBA, non grata e tij ka rënë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved