Shkëndija nuk ka mundur të bëjë mrekullinë, edhe pse ishte e pamundur që të ndodhte në Shkup një përmbysje pas humbjes 3-0 në Austri, ndaj Salcburgut.
Skuadra e Qatip Osmanit, edhe pse vuri në fushë zemrën, grintën dhe besimin, nuk mjaftoi, teksa përpos rasteve të shpërdoruara, në fund edhe u godit nga Ramaljo në kohën shtesë.
Rrugëtimi në Champions për kuqezinjtë ka mbaruar, por jo ai për Europa League, ku në playoff do të gjejë fituesin e çiftit Braga-Zoria, teksa ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 në Ukrainë.