Adele ka zbuluar se do të shkëputet për pak nga muzika pasi planifikon të marrë një diplomë në letërsi.
Këngëtarja e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” të mërkurën tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën.
“Unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsi Angleze. Nëse nuk do të kisha ndjekur muzikën, mendoj se do të isha patjetër mësuese. Mendoj se do të isha mësuese e anglishtes”, është shprehur ajo.
“Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta bëj online dhe me një mësues, por ky është plani im për vitin 2025. Është vetëm për të marrë kualifikimet”, ka vijuar më tej ajo.
Kënga e fundit e artistes e titulluar “I Drink Wine” është nga albumi i fundit, “30”, të cilin ajo e publikoi në mesnatën e 19 Nëntorit 2021.