Të shtëna me armë janë raportuar nga Shkodra ditën e sotme, ku është vrarë një person.
Bëhet me dije se viktima është Elis Roshkodoli 36 vjeç dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e Zdrales.
Shkodra, që prej 20 vitesh është kthyer në një “Palermo” të vogël, ku herë ekzekutimet për hakmarrje e herë ato të prishjes së pazareve të drogës, kanë bërë që për vite me radhë qyteti verior i Shqipërisë të “vishet me të zeza”.
I riu ka qenë në një lokal duke pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit.