Pasi viktimat e tragjedisë në Genova u përcollën për në banesën e fundit, Këshilli i Ministrave do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme në këtë qytet. Mediat italiane raportojnë se mbledhja do të mbahet në prefekturë në orën 15:00.
Qeveria italiane synon që të vendos mbi ndërhyrjet për gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Genovas pas shembjes së urës Morandi më 14 gusht.
Ndërkohë në orën 16:00 do të mbahet një konferencë për shtyp lidhur me autostradën. Kujtojmë se tragjedia e Genovas u mori jetën 41 persona, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur. Sakaq, 15 persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë./BW