Vildane Zeneli është një nga modelet shqipatare të njohura edhe jashtë shtetit. E ftuar në “Xing me Ermalin” ajo tregoi për jetën në New York dhe punën e saj atje.
Gjithashtu modelja tregoi edhe për aksidentin që kishte pësuar në një hotel në New York dhe për pasojë rreth dy vite kishte qëndruar pa punë. Ajo tha se kishte rrëshqitur në banjon e hotelit dhe për pasojë kishte thyer dorën.
Siç tregon ajo, pas këtij aksidenti kishte hedhur në gjyq hotelin dhe kishte marrë një dëmshpërblim të majmë por pa treguar shumën që kishte fituar. Në gjyqin kundër hotelit modelja kishte përdorur edhe fotot e dorën së thyer të cilat i tregoi edhe në emision.
“Para dy vjetësh kam thyer dorën gjatë punës. Ndodhesha në hotel, u rrëzova në banjo dhe e theva dorën e djathtë shumë keq dhe tani e kam me hekura brenda. Isha arë para gjysmë orë, banjoja nuk ishte fshirë por ishte me ujë dhe unë rrëzohen e thyej dorën.
Më pas unë e hodha në gjyq hotelin dhe e fitova. Ka qenë shumë e vështirë për mua, jam operuar 3 herë brenda një vit. Për dy vjet unë nuk kam punuar dhe mora një kompesim shumë të madh nga një prej hoteleve më të famshëm në New York”- ka thënë modelja