Shoqata e Gazetarëve Europian, vendosi që këtë vit të organizonte Asamblenë e përgjithshme në Shqipëri, në qytetin e bukur të Vlorës. Nga datat 25 tetor deri në 29, 70 gazetarë të ardhur nga 20 vende të ndryshme europiane përfshirë dhe nga SHBA, u njohën me kulturën dhe traditat e veccanta të Shqipërisë.
Fillimisht në Vlorë ata u njohën me historinë e pasur dhe rolin e jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë në 1912 nga Ismail Qemal Vlora, por edhe me mbrojtjen që shqiptarët i bënë popullit hebre duke mos i dorëzuar të nazistët gjatë luftës së dytë botërore. Bukuria natyrore dhe kulinaria e mrekullueshme vlonjate ishte një tjetër element që spikati gjatë qëndrimit disa ditor në Vlorë.
Gjatë qëndrimit të tyre, një ndalesë e rëndësishme ishte në qytetin e Fierit dhe në zonën turistike të Apollonisë, ku gazetarët u njohën me historinë e pasur dhe antike të Shqipërisë. Gjatë takimit me zyrtarët e Bashkisë Fier, shoqata e gazetarëve Europian u vlerësua me certifikatën e mirënjohjes për promovimin e turizmit dhe traditive të zonës.
Berati ishte një qytet ku gazetarët u njohën nga afër me kulturën e jashtëzakonshme dhe historinë e Shqipërisë në 2000 vite, me shenja historike nga lashtësia ende në ditët e sotme.
Një pjesë e rëndësisishme e kësaj asambleje shkoi për organizimin e ardhshëm të votimeve për president, nënpresident dhe sekretar të përgjithshëm të AEJ që do të organizohet në një tjetër shtet europian.
Gjithashtu u organizua edhe konferenca e madhe në Universitetin e Vlorës me të ftuar special, disidentit Rus Ilya Ponomarev i kërkuar nga rregjimi gjakatar i Vladimir Putin.
Pa harruar dhe të ftuarit e tjerë Kati Schneeberger presidente e shoqatës Viena shkon në Europë një think tank i rëndësishëm në Austri.
Apo korrenspondetja e gazetës së njohur austriake “Der Standard” Adelheid Wolfl, e cila foli për rëndësinë e integrimit të ballkanit dhe specifikisht të Shqipërisë në BE.
Armela Krasniqi drejtuesja e Autoritetit Audio Vizual, ishte një nga ftuarat e rëndësishme të këtij eventi, që u ndal një procesin e monitorimit dhe rolin e rëndësishëm të AMAs.
Drejtuesi i shoqatës së gazetarëve europian dega Shqipëri Arbër Hitaj, tha se organizimi i një eventi të tillë ishte një sfidë e vërtetë, por pavarësisht kësaj përbën një gur më shumë në ndërtimin e një gazetarie cilësore dhe europianë në Shqipëri.
Shumë nga gazetarët e lanë Shqipërinë me mbresa të jashtëzakonshme për mikëpritjen dhe historinë e pasur që ka vendi jonë, por pa dyshim duke ndryshuar atë opinion negativ të krijuar më parë.