Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Policia, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Gugalljan dhe Zoton.
Pas kërkimeve që policia ka zhvilluar brenda vendit, SPAK ka kërkuar që ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pas ka dyshime që mund të jenë larguar nga Shqipëria. SPAK, në hetimet për këtë aferë, ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
I afërt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe me lidhje në të dyja krahët e politikës, Mirel Mërtiri qëndron në hijen e koncesioneve të mbetjeve në Shqipëri përmes një rrjeti kompanish satelite.
Mërtiri, miku i ish ministrit Arben Ahmetaj, është i lidhur ngushtë me firmëtarët zyrtarë të dy prej kontratave. që janë Stela Gugallja (partnerja e tij) dhe Klodian Zoto (jurist dhe bashkëpunëtor i hershëm).
Në fund të gushtit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistroi një procedim penal me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera