Pas ftesave që Kuvendi i dërgoi PD, për pjesmarrjen në inagurimin e bustit të Pjetër Arbnorit, ftesa që u revokuan nga Lulzim Basha, një valë akuzash kanë arritur në drejtimin të Lulzim Bashës.
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e inicuar nga kreu i PD –së.
Ajo ka thënë se një veprim i tillë nuk çudit askënd.
“E dimë: Lul Basha ka themeluar një parti të re, komplet të vetën…. Po të paktën, për këtë turp, ose të shkrijë Departamentin, ose të shkarkojë Jeminin”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
NA ISHTE NJË HERË NJË PARTI DEMOKRATIKE
Ka një Departament në PD….
i “Kontributeve Historike” quhet…
E krijoi vetë Kryetari…..dhe emëroi (pa u zgjedhur siç thotë Statuti) zotin e nderuar Jemin Gjana… duke e bërë automatikisht dhe anëtar kryesie…
Shkelja e Statutit është zakon, por idenë ia patëm vlerësuar të gjithë….
Sot, media na informon që, Parlamenti paska çuar ftesa për gjithë deputetët e PDsë të periudhës 92-97’ për të marrë pjesë në ceremoninë për bustin e Pjetër Arbnorit…
PD, ftesat i paska kthyer mbrapsht, duke shpjeguar se deputetëve të partisë të viteve 92-97’ nuk u ka kontaktet….
Ky shpjegim, në fakt, nuk çudit askënd….
E dimë: Lul Basha ka themeluar një parti të re, komplet të vetën….
Po të paktën, për këtë turp, ose të shkrijë Departamentin, ose të shkarkojë Jeminin….