Granit Xhaka nuk po kalon një moment të mirë te Arsenali.
Mesfushori shqiptar reagoi ashpër pas fishkëllimave të tifozëve dhe për këtë arsye trajneri Emery i hoqi shiritin e kapitenit dhe prej 4 ndeshjesh nuk grumbullohet në sfidat e Arsenalit.
Lidhur me këtë çështje ka folur dhe ish-mesfushori i Arsenalit, Patrick Viera.
Në një intervistë për “Skysport UK”, një nga legjendat e Arsenalit dhe futbollit botëror është shprehur se Xhaka meriton më shumë respekt.
“Granit Xhaka meriton respekt.
Më vjen keq për të, sepse po kalon një moment të vështirë te Arsenali.
Mendoj se ai i ka dhënë shumë këto vite Arsenalin.
Ai meriton më shumë respekt.
Unë e gjykoj të papërshtateshme që disa ish-lojtarë flasin keq për të.
Ai është i fortë dhe do të jetë në gjendje të ngrihet sërish sepse është një lojtar shumë i mirë, Xhaka do ta tregojë këtë gjë”, u shpreh Viera.