• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shpërthen Spahiu: BE pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK, sepse financuan 400 milionë euro për Gjykatën Speciale

February 18, 2026
in Debat

Kreshnik Spahiu është shprehur se Bashkimi Europian është pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK-së, pasi sipas tij, ata kanë financuar ndërtimin e Gjykatës Speciale, ku kanë hedhur 400 milionë euro.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se nëse ish-krerët e UÇK-së dalin të pafajshëm, do të duket sikur ‘Specialia’ ka funksionuar kot.

Ai shtoi gjithashtu se në Hagë ka një lloj xhelozie për liderët ballkanikë që janë pro-amerikanë, për shkak të përplasjeve të fundit mes SHBA-së dhe BE-së.

“Nëse do të çohej në pafajësinë e 4 ish-liderëve të UÇK-së, sipas BE-së i bie që kjo Gjykatë dhe kjo Prokurori ka funksionuar kot. Ka një lloj xhelozie, ka një lloj tentative për ndoshta si një lloj reaksioni që diplomatët amerikanë i kanë bërë liderëve të UÇK-së. Duke parë situatën gjeopolitike të përplasjeve të europianëve me amerikanët, unë mendoj se ka një lloj xhelozie dhe nuk mirëpriten liderët ballkanikë që janë pro-amerikanë. Dhe dihet që liderët e arrestuar shqiptarë, lider të UÇK-së, janë pro-amerikan dhe kryesisht pro-Trump. Dhe unë shikoj pak gjasa që të shkohet drejt pafajësisë. Mendoj që ata që kanë investuar miliona euro (400 milionë euro) për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, do të kurorëzojnë edhe punën dhe investimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, fatkeqësisht me dënimin nga gjykata të liderëve të UÇK-së”, tha mes të tjerash Spahiu.

Spahiu vijoi më tej duke thënë se faktori politik shqiptar, por edhe populli në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, duhet të bashkohet për të ngritur zërin në mbështjetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Unë do kisha dashur që ndërhyrjet apo thirrjet e liderëve shqiptarë të kishin qenë më të strukturuar, më të argumentuar dhe më të bashkuar, qoftë në lobim, qoftë në kundërshtim, qoftë në apel, qoftë edhe në protestë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Kujtojmë se ditën e sotme në Prishtinë u mbajt edhe një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku kërkohej një gjykim i drejtë për ta.

Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi 180 vite burg për 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra nga 45 vite burg për secilin prej tyre.

Next Post

EKSKLUZIVE/ Ish-prokurori: 14 ekspertë të huaj 'zhbiriluan' ‘Shtëpinë e Verdhë’ në Mat për 12 orë! S'gjetën prova për trafik organesh nga UÇK! Amerikani tha "bullshit"... erdhëm kot këtu

BE i ndihmoi... ish-eksperti në Rambuje: Serbët krijuan histori të rreme me "Shtëpinë e Verdhë" dhe bënë propagandë, me qëllim goditje e luftës së UÇK

Kriza ekonomike godet industrinë gjermane, shkurtohen 120 mijë vende pune

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved