Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (26 shkurt). Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, që ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona te cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa sipas burimeve për Report Tv, dy autorët kanë qenë të pamaskuar dhe po punohet për identifikimin e tyre.