Një shpërthim me bombë ka ndodhur gjatë natës në selinë e partisë “Lega Nord” në Itali.
Bëhet e ditur se këtë seli do ta vizitonte Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini. Ky i fundit ka reagur me anë të një postimi në Facebook dhe shprehet se ata që vunë bombën ishin anarki.
Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, tha Salvini.
Dyshohet se shpërthimi është bërë me një bombë artizanale.
Policia italiane ka identifikuar dy autorët e sulmit, dhe po punohet për kapjen e tyre.