Nëntë emigrantë shqiptarë u shpëtuan në një grykë të vogël në mes të kanalit ujor që ndan Anglinë jugore me Francën veriore, teksa po përpiqeshin të kalonin mes erërave të forta.
Sipas mediave të huaja, sapo u dha sinjali, tre anije shpëtimi dhe një helikopter u aktivizuan për të gjetur anijen.
Pas kërkimeve, anija ka mundur të gjejë një grua dhe tetë burra, duke i shpëtuar nga rreziku.
Pasditen e së mërkurës ata u dërguan në portin “Eastbourne’s Sovereign”, dhe më pas u morën në pyetje nga Policia Kufitare. Sipas deklarimeve të tyre, ata ishin nisur nga Franca mbrëmjen e së martës.
Ende nuk dihet se si u dërgua sinjali për ndihmë nga anija ku ndodheshin shqiptarët apo shkaku i problemeve që u konstatuan në anije, por Policia Kufitare përjashton problemet me motorin.
Sakaq, raportohet se Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Deputeti i Doverit, Çarli Elfik u bëri thirrje autoriteteve të jenë vigjilentë ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Britani ilegalisht.