73 vjeçarja, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit, ndërroi jetë ditën e sotme. Por sipas asaj që raporton plaku i rrëshkitur Sali Berisha…edhe 8 punonjës të Spitalit të Durrësit, që i kanë shërbyer viktimës, janë infektuar me koronavirus.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim live së bashku me kryeministrin Rama, për masat parandaluese ndaj koronavirusit, tha se të gjitha kampionet e testimeve për mjekët dhe infermjerët e Spitalit të Durrësit, kanë rezultuar negative.
“Informacionet e pakonfirmuara janë të qëllimta pasi sikur e thamë kemi epidemi dhe infodemi. Përballja me një armik të padukshëm nuk ka politikë, nuk ka propagantë si në ditët e zakonshme. Po jap një lajm të mirë sikur ishte ajo e shëndetit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, ku propaganda e qëllimshme krijoi jo pak tension tek njerëzit” tha ai.
Përsa i përket familjarëve dhe pacientëve të tjera që kanë pasur kontakt me të moshuarën, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se “Për pacientët dhe familjarët analiza është në proces”.