Nga Rigels Seliman
Nëse do të kisha shkruar dy rreshta për politikanët shqiptarë, ish-presidenti Bujar Nishani dhe presidenti Ilir Meta do të ishin të fundit për të cilët do të harxhoja bojën dhe kohën. Do thoni ju që po tregohem narcist apo arrogant, por asnjëra nga këto nuk qëndron. Megjithatë, teksa jetojmë në të bukurën Shqipëri dhe shohim politikanët që luajnë teatër, nuk mund të qëndrosh dot pa komentuar politikën.
Eh, i tillë jam edhe unë, që më pëlqen të shkruaj dhe të nxjerrë në pah disa nga mangësitë që kanë sot politikanët në Shqipëri, pavarësisht se ata kujdesin që t’i fshehin në një mënyrë apo në një tjetër. Stilografi im sot ka si target dy krerë shteti të Shqipërisë, teksa i pari ka drejtuar Shqipërinë në vitet 2012-2017, ndërsa i dyti vijon t’i rrijë shaluar Presidencës, pasi mandatin e ka marrë në korrik të 2017 dhe pretendon se do ta mbyll në korrikun e vitit 2022, ndonëse mazhoranca qeverisëse ia ka bërë benë dhe po lëviz çdo gur që ta heqë atë nga ajo zyrë. Sidoqoftë, nuk dua të zgjatem dhe po hyj në temë. Ditët e fundit në mediat vizive, të shkruara dhe rrjetet sociale është ngritur “alarmi” se Shqipëria po shpopullohet, ndërkohë ata që kanë krijuar këtë ide pretendojnë se fajin për këtë e ka qeveria “Rama”.
Në pamje të parë një qytetar që nuk ka jetuar në Shqipëri apo qoftë edhe një qytetarë që ka jetuar ose vijon të jetojë në këtë vend dhe që kërkon më tepër nga vetja, mendon se për t’i shpëtuar epsheve ekonomiko-sociale zgjidhja më e mirë është ikja prej vendit të “Shqiponjave”. Kjo kategori njerëzish mendojnë se fajin përse rrogat janë të ulta dhe kjo vlerë monetare që marrin nuk plotëson kërkesat e tyre, është i qeverisë, ndërsa gjithashtu mendojnë se edhe papunësia e madhe që ka pllakosur vendin sipas tyre, përgjegjësia është e ekzekutivit. Por edhe pse mes këtyre rreshtave ka edhe disa të vërteta, e vërteta më e madhe është se ata gënjejnë.
Kjo pasi njerëzit janë të pakënaqur edhe në Çeki, Poloni, Bullgari, Rumani, Kroaci, Greqia, etj, qytetarë të cilët janë kthyer në makth për shtete të fuqishme si Gjermania, Austria, Italia, madje edhe Anglia që si duket e kuptoj lojën dhe doli nga Bashkimi Europian. Nga të gjitha këto shtete qytetarët ikin për një jetë më të mirë në Gjermani, Francë, Angli dhe askush në këto vende nuk ngre alarmin, duke bërë fajtor qeveritë. Kështu që, duke qenë se jemi në një kontinent të lirë dhe demokratik, edhe lëvizjet demografime apo eksodet janë noramle.
Por megjithatë, unë analizën time po e fokusoj tek Shqipëria, ku dy presidentë kanë ngritur alarmin për shpopullimin, ndërsa këtë fenomen po e përdorin për kredo politike se nacinonaliste nuk besoj, pasi Meta dhe Nishani janë dy nga politikanët më anti-shqiptar. Mirëpo, ju që keni kohë dhe po e lexoni këtë opinion ndoshta po mendoni se unë e kam personale me këta dy politikanë. Jo, jo, dua t’ju them se gaboheni. Madje, për t’ju mbushur mendjen, në mënyrë që të përqafoni bindjen time, unë do ta ilustroj me dy shembuj të shkurtër, pasi do nxjerr në pah dyfytyrësinë e Ilir Metë dhe Bujar Nishanit. Ky i fundit që vajton për shpopullimin, jo më larg se para dy-tre vitesh pa pikë turpi njoftoi se djali i tij me dorën në zemër hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke flakur tej pasaportën e Shqipërisë, në këmbim të asaj austriake (Austrisë).
Pra, çuni i “atdhetarit” Nishani në vend që të ishte model për qytetarët shqiptarë dhe të kthehej të investonte dijen e tij dhe të punonte në Shqipëri, iku dhe i kthehu krahët këtij vendi në mënyrën më arrogante, vendim të cilin e zbuloi vetë ish-presidenti. Ndërkohë, rasti i presidentit Ilir Meta është sa qesharak, po aq edhe ulëritës, pasi fëmijët e tij i ka syrgjynosur në Angli, ku dhe studiojnë në shkollat apo universitetet më të mira të këtij vendi, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre që kanë zgjedhur Shqipërinë për të studiuar dhe jetuar. Pra, edhe në rastin e Metës, i cili gati çdo ditë ka ngritur Kujen për shpopullimin, duke u shprehur se po i dhimbset Shqipëria, mendoj se është një hiporizi e madhe, pasi ai që duhet të jetë shembull harron se fëmijët e tij i ka dërguar jashtëpër studime apo jetës. Kështu që, të dashur qytetarë shqiptarë, kjo është e vërteta dhe Meta e Nishani që bëjnë apel për të mos u shpopulluar Shqipëria, janë të parët që e kanë tradhëtuar këtë vend, duke i ngulur “Thikën Shqipërisë”.