Skuadra kombëtare ka bërë detyrën kundër San Marinos ashtu si dhe pritej. Kuqezinjtë e mbyllën që në pjesën e parë kundërshtarin në mesfushën duke ushtuar presion të vazhdueshme.
Por pa krijuar raste të pastra për gol pasi miqtë nuk lejonin hapësira mbrapa.
Ishte Rei Manaj që gjeti i pari rrugën e golit pas devijuar ai u gjend i vetë para portjerit kundërshtar duke shënuar. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me zero. Në pjesën e dytë trajneri Edi Reja hodhi menjëherë në fushën e lojës heroin e ndeshjes me Hungarinë 19 vjeçarin Broja dhe Odise Rroshin.
Pjesa e dytë u hap njëlloj si e para me sulme intensive të kuqezinjve që në minutën e 57 gjetën dhe golin e dytë më anë të Laçit i cili shënoi nga jashtë zonës pas një gjuajtje shumë të bukur duke e çuar topin aty ku portieri kundërshtar nuk mund të arrinte. Dy minuta më pas shënon edhe Broja pas një gjuajtje shumë të fortë nga brenda zonës. Golin e katërt e shënoi me kokë kapiteni Hysaj pas një krosimi nga e djathta e Roshit. Pas spektaklit të Brojës, talenti beratas Myrto Uzuni, e pati shumë të thjeshtë të realizonte me portën bosh golin e pestë.
Pas fitores 5-0 Shqipëria është ngjitur në vendin e dytë në grup me 12 pikë. Shqipëria ka pas Poloninë e cila mbrëmjen e sotme barazoi me rezultatin 1-1 kundër Anglisë. Për Shqipërinë kjo ishte fitorja e dytë radhazi pasi 3 ditë më parë kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 kundër Hungarisë.