Mungesa e VAR në këto ndeshje miqësore të marsit ka sjellë disa probleme. Rasti konkret vjen nga ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Shqipërisë, e përfunduar 2-1 në RCDE Stadium.
Goli i dytë i iberikëve nga Olmo ka hapur jo pak polemika. Siç shihet, Jordi Alba është në pozicion jashtë loje, por arbitri nga Malta, Farrugia dhe asistentët e tij lejojnë që loja të vazhdojë, me mbrojtësin e Barcelonës që jep më pas assistin final për Olmo.
Gjithsesi, fatmirësisht për kuqezinjtë ishte thjeshtë një ndeshje miqësore, me gabime të tilla që në një ndeshje zyrtare mund të kishin pasoja të mëdha.
Të besuarit e Edy Reja nuk e mbyllin këtu marsin me miqësore, pasi pas pak ditësh, luhet takimi me Gjeorgjinë. Synimi është vetëm fitorja, për të qenë kështu sa më në formë për nisjen e Nations League në qershor.