Nga Rigels Seliman
a) Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh.
b) Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjek të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë.
c) Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje.
ç)Patjetër, që jo këtu në Shqipër, po sot në shumë vende të Evropës, nga Kroacia, në Itali, në Spanjë e Portugali, e pastaj shtrihuni ku të doni në pjesën e re të Evropës vendet ish-komuniste, lëvizja e mjekëve drejt Anglisë, Gjermanisë e vendeve të Evropës, është trend.
d) Rroga e një mjeku që punon sot jashtë Tiranës, është e barabartë me atë që merr një homologu i tij në Gjermani.
dh) Kemi investuar në infrastrukturën e spitaleve.
Këto ishin disa nga pikat që kryeministri Edi Rama citoi sot, teksa ishte duke folur gjatë diplomimit të studentëve të Mjeksisë.
U bëra kurioz dhe bërë një verifik dhe rezultoi se të gjitha këto ishin të vërteta. Tani të gjithëve na ka ndodhur që të përplasemi nëpër dyert e spitaleve dhe duhet thënë se ka përmirësime dhe kushte.
Pra,”T’i japim Çezarit atë që i takon”. Unë gjatë kësaj jave bëra ecejake nëpër spitale dhe uroj që mos ia pafsha më dyert atyre. Por pavarësisht se bëra një vizitë në kuadër të parandalimit të virozave të stinës, më rra në sy fakti që mjekët dhe infermierët ishin të përgatitur dhe social, ndërsa kontrollet t’i bënin të gjitha. Madje, edhe pse unë nuk vuaj nga zemra, mu desh që të bëjë një kontroll edhe për këtë muskul, pasi ishte normë që është vendosur.
Me një përllogaritje që bëra unë, duke u asistuar nga një miku im mjek që është i atashuar në një spital privat të njohur në Tiranë, vizitat dhe analizat që bëra unë në spitalet publike, atje kushtonin diku tek 350 euro. Ndërkohë që, unë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë pagova zero lek. Po, po besoheni apo jo, por pagova zero lekë.
Kështu që, t’i flakim tej mëritë dhe zëmëratat dhe të flasim drejt. Mjeksia ka rilindur dhe besoj që do të shënojë progres akoma. Nga ana tjetër, duke qenë se kemi edhe prindit në moshë që hyjnë tek kategoritë që përfitojnë kontrollin bazë falas e njohur me zhargonin mjekësor “Chek Up”, vlen të theksohet fakti se ata e marrin këtë shërbim dhe janë të kënaqur. Dikur nuk mendonte të bënte njeri analiza dhe kontrolle, tani është kthyer trend, ku 2 herë në vit i bën ato, sikundër ndodh edhe në vendet e BE. Eh, pra këto janë disa të vërteta të mëdha, që duhet t’i lakojmë.
Ndërkohë, kisha një mesazh edhe për mjekët dhe infermierët që kanë ikur nga Shqipëria me zhurmë të madhe. Udha e mbarë ju qoftë, por të paktën mos u bëni hipokritë dhe hidhni baltë mbi Shqipërinë. Nuk ua ka fajin Shqipëria pse zgjodhët të largoheshit. Shqipëria iu mësoj e ju dha dije, madje u kthye edhe në autoshkollë për ju. Megjithatë, Shqipëria e tillë do mbetet se është Nënë dhe altruiste. Kështu që, boll vollët vrer dhe gjuajtët me baltë, zbrisni me këmbë në tokë.
Mos harroni se aty ku jeni keni nisur punë drejtora. Edhe aty ka brishtësi. Apo jo? Pa më thoni ju po të mos ketë kapacitete dhe kushte Shqipëria, pse një pjesë e mirë e emigrantëve që jetojnë anë e mbanë botës, kur vijnë këtu bëjnë formalitetet tek Stomatologët? Pse kur keni urgjenca të tjera mjeksore vini në Shqipëri për të mbaruar punë? Pra, të paktën nuk iu kërkoj që të pohoni këto, por heshtni dhe një ndjesë do ishte më idealja që do të bënit.
P.S: Dielli nuk mbulohet me shosh, sikundër doni ju. Shqipëria do të rrojë edhe pa ju. Më besoni se nata do t’ia lërë rradhën ditës dhe hëna diellit. Shqipëria është e bekuar dhe ka 345 ditë diell nga 365/6 që ka viti. Bollni o të uruar dhe mos e bëni pis Shqipërinë, pasi mallkimet një ditë do t’iu kthehen në bumerang. Dhe mos harroni që hoxha hoxhën, prifti priftin dhe doktori doktorin nuk e do.