Një takim me një mik të vjetër, sado në rrethanat e jashtëzakonshme të bën gjithmonë nostalgjik dhe të zgjon kujtime të bukura.
Pas zhurmës kaotike të luftës dhe krismat e armëve, Haseeb, një prej afganëve që tashmë është i sigurt në Shqipëri, është takuar pas 13 vitesh me një mik, Majlind Lazimi, ish-drejtorin e postës shqiptare.
Lajmin e ka bërë pikërisht ky i fundit, i cili ka postuar edhe një fotografi së bashku me Haseeb nga Shëngjini, me të cilin kanë studiuar së bashku në Universitetin e Qipros.
Pas 13 vitesh, në rrethana të paimagjinueshme, në një kohë kur Shqipëria i hapi dyert e shtëpisë afganëve, dy miq u ritakuan.