Një thesar që mund të preket pa viza. Kështu e cilëson gjiganti mediatik turk “Haberturk”, rivierën dhe gjithë natyrën shqiptare. Në një artikull kushtuar turizmit media prestigjioze turke bën krahasimin e Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë, duke diferencuar bregdetin shqiptar.
Edhe me malet e saj Shqipëria të lë pa frymë. Plazhet dhe peizazhet e mrekullueshme, Shqipëria meriton padyshim më shumë famë, shkruan media prestigjioze “Haberturk”.
Teksa u sugjeron shtetasve turq rivierën shqiptare, media turke thotë se pushimet në Shqipëri mund të shijohen pa vizë.
Artikulli e nis me Tiranën, ku edhe pse nuk ka një bregdet, shtetasit turq mund të kalojnë një kohë të këndshme me sheshet, ndërtesat historike dhe muzetë e tij.
Shkrimi vijon me Durrësin për t’u ndalur më gjerësisht tek riveria e jugut, apo perla e Shqipërisë. Duke filluar nga Vlora, Radhima,Himara, Livadhi dhe Jala, Dhërmiu, përveç çmimeve të arsyeshme, mund të shijohet edhe bregdeti i mrekullueshëm, të cilët po tërheqin gjithë e më shumë vëmendjen e Europës.
“Ndërsa zbrisni nga mali, do të shihni nga lart plazhin e Palasës me rërën e bardhë dhe ngjyrën e mrekullueshme të ujit”, shkruhet më tej në pretsigjozen turke.
Saranda, Ksamili, jo vetëm kaq, edhe gastronomia shqiptare vlerësohen në artikullin kushtuar Shqipërisë.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë shkrimin e prestsigjozes turke. Sipas tij deri tani Shqipërinë e kanë frekuentuar 46 mijë turistë turq, 92% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.